Rekordi i veçantë

Futboll

Rekordi i veçantë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:00
Mbappe feston

Kylian Mbappe shkëlqeu përballë Real Sociedad, ekip të cilit i shënoi dy herë duke i dhuruar PSG-së fiton 1-2 dhe kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Sulmuesi francez u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa vendosi një rekord të veçantë në turneun më të rëndësishëm për klube.

Duke u kthyer në futbollistin e parë në të gjithë historinë e Champions League që shënon 23 gola radhazi me të njëjtën pjesë të trupit (këmbën e djathtë).

Messi shënoi dikur 19 gola radhazi me këmbën e majtë, Salah aktualisht është në të njëjtën kuotë me të njëjtën këmbë, ndërkohë që Mbappe ndiqet nga Luiz Adriano sa i përket së djathtës (14).

Pas fitores në Spanjë, Mbappe, i cili në verë do të transferohet si lojtar i lirë te Reali i Madridit, u ndal te raporti me trajnerin Luis Enrique.

”Jemi shumë të lumtur, donim të fitonim dhe të kualifikoheshim në çerekfinale. E përgatitëm mire takimin. Shënuam herët dhe në përgjithësi gjithçka shkoi shumë mirë.

Luis Enrique? Raportet me trajnerin janë shumë të mira. Nuk kam asnjë problem me të. Unë kam shumë probleme, por jo me trajnerin. Luis Enrique nuk është një problem për mua”, theksoi “ylli” francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat