Ai është i bindur se mund ta fitojë Champions me PSG

Futboll

Ai është i bindur se mund ta fitojë Champions me PSG

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:51
Mbappe e Vitinha

Mesfushori i PSG-së, Vitinha ka dhënë një intervistë për “Sky” pas fitores 2-1 të francezëve ndaj Real Sociedad. Fitore e cila i mundësoi kampionëve të Francës të siguronin një kalim në çerekfinalet e Champions League.

“Kemi kontrolluar ndeshjen dhe merituar fitoren. Mendoj se kjo ka qenë ndeshja më e mirë për sa i përkte qarkullimit të topit.

Kjo bëri diferencën dhe ne jemi shumë të lumtur sepse Real Sociedad është një ekip i vështirë për t’u përballur”, tha Vitinha.

“Jemi të lumtur që jemi në çerekfinale. E rëndësishme ishte të mbanim topin në këmbët tona, të ishim të qetë dhe të sulmonim. Ne e dinim se do të kishim mundësitë tona”, tha më tej Vitinha.

Duke folur për Mbappé, ai shtoi: “Ne jemi krenarë që jemi shokët e tij të skuadrës, ne e dimë ndryshimin që ai bën për ne. Ai e bëri sërish sot, me një shtyllë dhe shumë më tepër. Ne jemi të privilegjuar të jemi shokët e tij”.

“Në dhomat e zhveshjes ne e kemi diskutuar shumë këtë fitore, këtë kualifkim dhe këtë turne.

Kylian është i bindur se mund ta fitojë Champions League me këtë fanellë. Edhe ne jemi të bindur e do ta ndihmojmë”, tha Vitinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat