Barcelona gati për ta paguar klauzolën e yllit të Romës

Futboll

Barcelona gati për ta paguar klauzolën e yllit të Romës

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:53
Paulo Dibala

E përditshmja katalanase “Sport.es” raporton se Paulo Dibala mund të transferohet te Barcelona gjatë merkatos verore.

Argjentinasi pritet të largohet nga Roma, nëse nuk arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Dhe klauzola prej vetëm 12 mln eurosh për klubet jashtë Serie A, lehtëson kalimin e 30-vjeçarit në “Camp Nou”.

Barcelona e sezonit të ri nuk do të ketë Çavin në pankinë. Me këtë të fundit që kohë më parë u shpreh se Dibala është një futbollist i mbivlerësuar dhe i panevojshëm për Barcelonën. Por Çavi do të largohet në fundin e këtij sezoni.

“Prioriteti i kampionit të botës është Spanja, pavarësisht se ka disa oferta edhe nga Premier Liga”, shkruan e përditshmja iberike.

Uest Hami është një nga klubet angleze që është gati të paguajë klauzolën e mesfushorit të avancuar, ndërkohë që pëlqehet edhe nga Atletiko Madridi. Gjithsesi, Deko, drejtori sportiv i Barcelonës, po e mendon seriozisht pagimin e 12 mln eurove për kartonin e një futbollisti që vlen shumë më tepër se kjo shumë.

Gjatë këtij sezoni, edhe pse është dëmtuar disa herë, Dibala ka arritur të shënojë 13 gola dhe të dhurojë 7 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat