Dhimbje koke për Ancelottin

Futboll

Dhimbje koke për Ancelottin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:59
Carlo Ancelotti

Kartoni i kuq i marrë nga Jude Bellingham në ndeshjen e së shtunës në kampionat ndaj Valencias, i kushtoi shtrenjtë anglezit.

Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, 20-vjeçari është pezulluar me dy ndeshje pas deklaratave denigruese ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Gil Manzano. Me këtë të fundit që i anuloi golin e fitores.

Kështu që do të mungojë në ndeshjet përballë Celta Vigos dhe Osasunës, të planifikuara përkatësisht në datat 10 dhe 16 mars.

Një humbje jo e vogël për trajnerin Carlo Ancelotti, pavarësisht shkëputjes ndaj katalanasve Girona dhe Barcelona.

Reali ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin, për të reduktuar pezullimin e Bellingham në një ndeshje. Mesfushori i avancuar u përplas me arbitrin Gil Manzano në fundin e takimit.

​Me këtë fundit që u cilësua si skandaloz për anulimin e golit të “Los Blancos”, temë që vazhdon të diskutohet ende në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat