Flet menaxheri: Kvara largohet për një ofertë të parezistueshme

Futboll

Flet menaxheri: Kvara largohet për një ofertë të parezistueshme

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:57
Khvicha Kvaratskhelia

Menaxheri Mamuka Jugeli është rikthyer për të folur për të ardhmen e klientit të tij, Khvicha Kvaratskhelia.

“Për sa i përket së ardhmes, po flasim me klubin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai do të largohet nëse një klub tjetër paraqet një ofertë që drejtuesit nuk mund ta refuzojnë”, deklaroi menaxheri i sulmuesit të Napolit.

Kvaratskhelia është i lidhur me Napolin me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe në Serinë A aktuale ai ka shënuar nëntë gola në 25 ndeshje.

“Nuk mund të flas për një shumë të caktuar, vlerësimet i takojnë presidentit De Laurentiis. Unë mbroj kontratën dhe punën e Khvichas. Gjithçka do të jetë e qartë në fund të majit”.

Disa javë më parë, Aurelio De Laurentiis u shpreh si më poshtë për të ardhmen e Kvaratskhelias:

“Thirra përfaqësuesit e Kvaratskhelias muajt e fundit. Më pas u takuam në zyrën time dhe u shpjegova se çfarë doja të bëja dhe si t’ia zgjatja kontratën lojtarit.

A e dini se çfarë m’u përgjigj menaxheri? Se ata janë shumë të lumtur këtu dhe se duan të flasin për këtë në fund të këtij sezoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat