Ish - lojtari i Barcelonës e di pse Real Madridin e mbrojnë arbitrat

Futboll

Ish - lojtari i Barcelonës e di pse Real Madridin e mbrojnë arbitrat

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:50
Emmanuel Petit

Shumë pluhur është ngritur pas ndeshjes së mbrëmshme mes Real Madridit dhe Leipzig për shkak të vendimeve të diskutueshme të arbitrave dhe me këtë rast ka folur edhe ish-futbollisti francez Emmanuel Petit, i cili ka thënë se mbretërorët kanë mbrojtje nga arbitrat.

Petit mbahet mend për ndeshjet e tij në Arsenal dhe Barcelonë, si dhe ishte pjesë e kombëtares franceze që fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe dy vjet më vonë u bë kampion i Evropës.

Në vitet e fundit, ky ish-futbollist më së shumti punon si komentator ekspert në televizionet franceze dhe më shpesh komenton ndeshjet e Champions League.

Për ndeshjen e djeshme Real-Leipzig, në qendër të vëmendjes ishte detaji kur Vinicius Junior goditi Willi Orban dhe mori vetëm një karton të verdhë edhe pse shumë menduan se ishte për përjashtim me të kuq. 

Prandaj Petit foli dhe tha se është e qartë për të gjithë se Real Madrid ka mbrojtje nga arbitrat dhe se kjo është vërtetuar sërish.

“Kam pasur një përvojë të tillë kur isha në Monako kur luajtëm kundër Milanit të madh. Treshja e tyre holandeze dominoi Evropën atëherë dhe ne patëm një përvojë të tmerrshme me gabimet e arbitrit. Ne nuk kishim VAR atëherë, por për ne lojtarët disa vendime ishin të pabesueshme,” filloi Petit.

“Nuk dua të flas për një komplot, por fakti është se ne shohim që Real Madridi ka disa mbrojtje me gjyqtarët.

Unë nuk po flas për korrupsion apo diçka të tillë, por mendoj se edhe vetë arbitrat kur shkojnë në Madrid, janë të impresionuar nga statusi i Realit dhe madhësia e atij klubi”, tha Petit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat