Theren me thikë dy tifozë të Brightonit para ndeshjes me Romën

Futboll

Theren me thikë dy tifozë të Brightonit para ndeshjes me Romën

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy tifozë të Brightonit janë therur me thikë dhe u grabitën pranë Koloseut në Romë mbrëmjen e djeshme, në prag të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Romës.

“Gazetta dello Sport” pretendon se policia u lajmërua nga një punonjës i një restoranti nëpërmjet Monte Polacco, dhjetë minuta në këmbë nga Koloseu, monumenti më ikonë i Romës.

Tifozët e Brightonit, 28 dhe 29 vjeç kishin hyrë në restorant për të kërkuar ndihmë pas një agresioni të kryer nga gjashtë apo shtatë persona me kapuç. Mbështetësit anglezë u goditën me thikë në këmbë dhe u grabitën kuletat dhe dokumentet.

Tifozët anglezë u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, përcjellë KosovaPress.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia italiane dyshohet se sulmi nuk është kryer nga ultras romak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat