Haaland barazon Agueron për numrin e golave

Futboll

Haaland barazon Agueron për numrin e golave

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:51
Haaland e Aguero

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka barazuar rekordin e golave të legjendës së Manchester City, Sergio Aguero në Champions League.

Haaland shënoi ditën e mërkurë një gol ndaj Copenhagen në Champions League, duke kaluar kështu skuadrën e tij në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Ky ishte goli i tij i 41-të në Chamnpions League deri më tani në Champions League, dhe ai ka luajtur vetëm 37 në këtë kompeticion.

Me atë gol të shënuar në mbrëmjen e së mërkurës, Haaland tashmë ka barazuar rekordin e Agueros në Champions League.

Sulmuesit argjentinas iu deshën 79 ndeshje për të arritur atë sasi golash, pra 42 ndeshje më shumë se Haaland.

Shifra e golave të 23 vjeçarit norvegjez janë të frikshme, sa që vetëm 18 lojtarë në historinë e Champions League kanë shënuar më shumë se ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat