Tetova nuk e harron: Mirënjohje speciale për Agim Ibrahimin

Futboll

Tetova nuk e harron: Mirënjohje speciale për Agim Ibrahimin

Nga: K.G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:55
Ibraimi e Kasami

Ka qenë kapiten i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ka luajtur për Shkendijen, Salzburgun, Olimpinë, Mariborin, Cagliarin, Astanën...

“Shumë ndeshje, gola, tituj dhe vlerësime për Agim Ibrahimin në karrierën e tij të suksesshme dhe të pasur futbollistike.

Por këtë javë ai mori një vlerësim të veçantë për kontributin e tij në sport dhe futboll në vendlindje”, - shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.

Ai u nderuar me mirënjohje speciale nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

“Kam marrë shumë çmime gjatë karrierës sime për suksese në futboll nëpër klube dhe kombëtare.

Megjithatë, kjo mirënjohje nga vendlindja ime është veçanërisht e këndshme për mua.

Asnjëherë nuk kam harruar se nga kam ardhur dhe kudo e kam thënë me krenari se kam lindur në Tetovë dhe nga Maqedonia...

Se e dua Tetovën dhe kam vendosur të jetoj këtu me familjen time...”, -  tha Agim Ibraimi.

Agim Ibraimi ka luajtur 40 ndeshje për kombëtaren e Maqedonisë dhe ka shënuar 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat