​Liverpooli po bëhet gati për jetën pa Kloppin, afër marrëveshjes së parë

Futboll

​Liverpooli po bëhet gati për jetën pa Kloppin, afër marrëveshjes së parë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Liverpooli është afër që të arrijë marrëveshje për ta rikthyer Michael Edwards në klub.

Pronarët e gjigantit anglez po bëhen gati për jetën pa Jurgen Klopp, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit, dhe kanë filluar punën për strukturën e re të klubit.

Edwards është shumë afër rikthimit te Liverpooli, ku gjithçka është në fazën finale, ndërsa detajet e fundit po diskutohen mes dy palëve.

Po ashtu, Richard Hughes, i cili do të largohet nga pozita e drejtorit sportiv të Bournemouthit në fund të sezonit, është i gatshëm që të pranojë dhe t’i bashkohet Edwards në pjesë e strukturës së re të Liverpoolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat