Xavi: Barcelona është përmirësuar

Futboll

Xavi: Barcelona është përmirësuar

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:44
Xavi e Yamak

Xavi Hernández analizoi fitoren 1-0 të arritur dje nga Barcelona kundër Mallorca: “Mendoj se pasqyron të gjithë sezonin, një ndeshje e vështirësuar për shkak të mungesës së efektivitetit. Ishte e vështirë për ne, humbëm atë penallti që do ta ndryshonte ndeshjen.

Megjithatë, ne luajtëm mirë, krijuam mundësi të qarta për të fituar më shumë se 1-0. Në fund fituam dhe këto janë tri pikë të rëndësishme. Nuk ishte një ndeshje me 10, 12 apo 15 raste, por mendoj se skuadra është përmirësuar që kur njoftova se do të largohesha në fund të sezonit. Mendoj se nuk është rastësi”.

Mbi rolin e Pau Cubarsí: “Ai është inteligjent, nuk ka humbur asnjë duel ndaj lojtarëve më të fortë. Lojtar spektakolar, nuk duket sikur është 17 vjeç, siç bën Lamine Yamal”.

Mbi lëndimet e reja: “Sa iu përket dëmtimeve, mendoj se janë vetëm goditje. E pyeta Raphinha dhe m’u përgjigj se mori vetëm një goditje. Të gjithë do të përfshihen për ndeshjen ndaj Napolit”.

Çfarë pret nga kthimi i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, të martën: “Unë jam gjithmonë optimist, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Kjo fitore na jep moral dhe besim.

Duket se nuk është e rëndësishme, por është e tillë. Ne kemi nevojë për tifozët në ndeshjen e së martës, na duhet stadiumi plot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat