Kryetrajneri i Prishtinës: Me skuadrat e forta ke problem

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Me skuadrat e forta ke problem

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:46
Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se ndeshjet derbi janë si lojë shahu, ai që bën gabime më pak, arrin të fitojë.

Dhe kështu ndodhi sipas tij. Prishtina u mposht nga Drita 1:0.

“Me skuadrat e forta ke problem, ndërsa edhe shanset për shënim janë të vogla.

Këto janë ndeshje si lojë shahu. Ai që bën më pak gabime dhe ai që shfrytëzon rastet, fiton. E kemi ditur se si luan Drita, në krah dhe me harkime në zonë. Ashtu edhe e pranuam golin. Një episod e ndryshoi rrjedhën e lojës.

Ne bëjmë ndryshime në çdo ndeshje dhe deshëm të fusnim freski.

Tentuam ta barazonim rezultatin”, ka thënë për “ArtMotion” trajneri i Prishtinës pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat