Ramadani: Nuk kemi kohë as të festojmë

Futboll

Ramadani: Nuk kemi kohë as të festojmë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:48
Zekirija Ramadani

Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Prishtinës se Drita e deshi dhe luftoi më shumë për ta arritur fitoren ndaj “bardhekaltërve”.

“Duke e parë se si shkoi ndeshja, edhe e deshëm më shumë fitoren edhe punuam më shumë, duke mos i lejuar asnjë rast Prishtinës. Dominuam në posedim, kishim agresivitet.

Kisha frikë te përgatitja fizike e lojtarëve pas ndeshjes me Dukagjinin, por lojtarët aktivizuan energjinë emergjente.

Nuk kemi kohë as të festojmë sepse duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse bazohemi te thëniet e trajnerëve të mëdhenj se mbrojtja ta sjellë titullin, ata po japin kontribut.

Por, ndihmë po jep edhe sulmi edhe mesfusha.

Të gjithë janë në formë dhe po japin maksimumin. Ata me përvojë po i ndihmojnë të rinjtë”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat