Luis Enrique i jep lamtumirën Mbappe: Është lojtar fantastik, i uroj më të mirat për të ardhmen e tij

Futboll

Luis Enrique i jep lamtumirën Mbappe: Është lojtar fantastik, i uroj më të mirat për të ardhmen e tij

Më: 11 mars 2024 Në ora: 10:52
Luis Enrique dhe Mbappe

Në fund të ndeshjes së kampionatit francez kundër Reims, trajneri i PSG-së, Luis Enrique i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Kylian Mbappe-s.

“I uroj Mbappe më të mirën për të ardhmen e tij. Ai është një lojtar fantastik dhe është një person po aq fantastik.

Unë sinqerisht i uroj atij vetëm më të mirat”, është shprehur trajneri spanjoll.

Mbappe ka deklaruar se do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe të gjitha gjasat janë që francezi do të transfohet te galaktikët e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat