Diaz zgjedh Marokun, De la Fuente: E respektoj vendimin, i uroj më të mirat

Futboll

Diaz zgjedh Marokun, De la Fuente: E respektoj vendimin, i uroj më të mirat

Më: 11 mars 2024 Në ora: 23:34
Diaz

Konsiderohet si një prej talenteve më të mëdhenj të sulmit spanjoll, mirëpo duket se ardhmja e tij është shumë larg Kombëtares “iberike”, me “fantazistin” e sulmit, Brahim Diaz, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Marokut, në kompeticionet për përfaqësueset, vendim ky që ka shokuar jo pak tifozët e “La Furia Roja”, por edhe teknikun, Luis de la Fuente.

Ky i fundit foli për këtë çështje gjatë një eventi të organizuar nga agjencia e lajmeve “Efe”, teksa u shpreh se e respekton vendimin e tij dhe se secili është i lirë të marrë vendimet e veta, teksa ka shtuar se i uron më të mira në aventurën e tij të re.

“Unë e respektoj qëndrimin e tij, por secili është i lirë të marrë vendimet e veta. Nuk kam folur me të, por kam vlerësim dhe respekt të madh për të dhe i uroj më të mirat”,- u shpreh teknikun spanjoll, në lidhje me kalimin e Diaz, te Maroku.

Ndërkaq, kujtojmë se në vitin 2021, Brahim Diaz u aktivizua në një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Spanjës, më konkretisht në fitoren me “poker”, 4 me 0 ndaj Lituanisë, duke realizuar madje një gol e gjithashtu, futbollisti është impenjuar me të rinjtë e kësaj përfaqësuesje, mirëpo në fund ish-“fantazisti” i Milan ka vendosur të zgjedhë Marokun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat