Adani: Inter merr lojtarë “të humbur”

Futboll

Adani: Inter merr lojtarë “të humbur”

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:32
Lele Adani

Lele Adani i ka vënë kapakun një diskutimi tepër të nxehtë në lidhje me performancën e klubeve të Serie A, duke u ndalur më shumë mes Interit dhe Juventus.

Adani ka theksuar me bindje të plotë se Interi është një klub madhështor, ku shpenzon zero para për transferimet e lojtarëve të cilët i merr në përfundim të kontratave të tyre, ku madje janë edhe rezerva, dhe i shndërron në lojtarë të kalibrit të lartë. Ndërsa për Juventus, Lele thekson se ata shpenzojnë milionat për lojtarët dhe ekipi i tyre nuk është aspak konkurrues.

“Ju po shtrembëroni realitetin e fakteve.

Interi që merr si përforcime në mbrojtje Darmianin dhe Acerbin, tek të cilët askush nuk besonte më, përveç Interit (me parametër zero), dhe për këtë arsye, në letër, nuk mund të krahasohej me Bremerin (i paguar 41 milionë) dhe Danilon i ardhur nga City.

Kalojmë në mesfushë: Interi merr Mkhitaryan dhe Calhanoglu me parametra zero, në të cilët askush nuk besonte, përveç Interit.

Juventus nga ana tjetër merr Locatellin për 35 milionë dhe Rabiot, finalist dhe fitues i Kupës së Botës 2018.

Le të shkojmë në sulm: Interi humb Lukakun dhe Dzekon.

Merr Thuramin (për zero para) që askush këtu nuk e konsideronte të nivelit të lartë kur në vend të tij Juventus mori Vlahovic për 90 milionë euro 2 vjet më parë dhe Chiesa për 50milionë, 2 vjet më parë.

Ata morën Di Marian, Kulusevskin, Moratan dhe ne e pamë se çfarë ndodhi me ta.

Interi merr parametra zero që askush nuk i do më dhe i bën ata të bëhen ajo që tashmë është e qartë dhe e dukshme për të gjithë, duke arritur në një finale të Champions League dhe duke e fituar këtë kampionat me një diferencë galopante. Diferencën e bën puna në fushë, jo paratë”, është shprehur me bindje Lele Adani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat