Cristian Shpendi është dënua! Alban Bushi komenton

Futboll

Cristian Shpendi është dënua! Alban Bushi komenton

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:57
Alban Bushi

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi doli këtë të martë në një konferencë për mediat, në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të EURO 2025, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (28 mars, ora 17:00). Trajneri i kuqezinjve nën 21 vjeçarë komentoi listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida të rëndësishme, që do të luhen në stadiumin “Air Albania”.

Keni grumbulluar Stiven Shpendin që nuk luan prej shumë javësh, a është një problem? 

Stiven Shpendi stërvitet në një ekip shumë të mirë në Serinë A me Leçen. Është një lojtarë që shënon gola shumë, por është e vështirë të luash në Serinë A në atë moshë që ka Stiven Shpendi, sepse ka lojtarë me shumë eksperiencë. Sa herë që ai vjen jep maksimumin si në stërvitje po ashtu edhe në ndeshje, është lojtari kryesor i joni.

Ai do të luajë në këto ndeshje dhe shpresoj që të shënojë sepse është një djalë që jeton për futbollin pavarësisht se nuk ka minuta me klubin e tij. Më vjen keq që është pezulluar Cristian Shpendi, pasi është dënuar tre ndeshje nga UEFA por gjithsesi lojtarët që kemi në fazën sulmuese po luajnë me klubet e tyre, Rashica po merr shumë minuta te Skënderbeu, Nikaj gjithashtu edhe Kurtulan në Turqi.

Kemi lojtarë të fortë, të mirë që kanë cilësi. Unë do të doja që ne të jemi më shumë agresiv në fazën defensive, pasi kur humbim topin nuk jemi shumë agresiv sa është kundërshtari. Ndërsa në momentin që ne shkojmë për të bërë gol ekipi jep maksimumin për të vajtur deri te metri i fundit dhe kur mbrohemi nuk e japin metrin e fundit.

Kemi insistuar gjatë gjithë kohës duke i dërguar video lojtarëve që duhet ta bëjnë këtë gjë dhe në momentin që do të jetë ndonjë lojtarë që nuk do ta bëjë, do të dali nga loja që në pjesë e parë.

Ne duam lojtarë që të sakrifikojnë edhe në fazën sulmuese edhe në fazën mbrojtëse, vetëm kështu mund t’i përballosh këto ekipe sepse ata në organikë janë më të fortë se ne dhe kur vjen puna për të sakrifikuar në momente të caktuara, sakrifikojnë më shumë se ne dhe kjo na ka penalizuar këto dy ndeshje, në Rumani dhe Finlandë. Kam shumë besim që me Finlandën në “Air Albania” do të bëjmë shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat