Shpendi i pandalshëm, talenti i “Shpresave” shënon golin e 20-të

Futboll

Shpendi i pandalshëm, talenti i “Shpresave” shënon golin e 20-të

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:13
Cristian Shpendi

Shpendi i pandalshëm, talenti i “Shpresave” shënon golin e 20-të!

Rezultati ishte fantasitke dhe sërish performanca e tij ishte “magjike”. “Ylli” i “Shpresave”, Cristian Shpendi po shkëlqen këtë sezon, në Grupin B, të Serie C, teksa mbrëmjen e së hënës,ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, për skuadrën e tij, Cesena, duke konfirmuar edhe njëherë momentin e mrekullueshëm, që po kalon.

“Bomberi” nga Puka ishte protagonist absolut, në fitoren e pastër, 2 me 0 të skuadrës së tij, Cesena ndaj Gubbio, teksa shënoi golin e dytë dhe vendimtarin të tre pikëve, në minutën e 74’-t, të sfidës, duke arritur kështu të arrijë kuotën e 20 golave sezonalë, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Claudio Morra.

Golat e tij e kanë ngjitur skuadrën e Cesena në kuotën e 77 pikëve, teksa pas fitores ndaj Gubbio ka krijuar një shkëputje prej 9 pikësh, me vendin e 2-të, të kampionatit, Torres, duke u afruar edhe më shumë me ngjitjen, në Serie B dhe tashmë me afrimin e merkatos së verës, Shpendi duket se është gati për “hapin e madh”, në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat