Borussia Dortmund synon ta sigurojë kualifikimin

Futboll

Borussia Dortmund synon ta sigurojë kualifikimin

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të dy takimeve të fundit të fazës së 1/16 në Champions League.

Dita e sotme do të na mësoj emrat e dy ekipeve të fundit që do të sigurojnë çerekfinalen në garën elitare të klubeve europiane.

Ndeshja më interesante padyshim qe do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano”, ku Atletico Madrid synon ta përmbysë epërsinë e humbjes 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Interit.

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmund synon ta sigurojë kualifikimin në ‘Signal Iduna Park’ pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj PSV Eindhoven.

Të dy ndeshjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 21:00.

Ekipet që kanë siguruar tashmë kalimin në çerekfinale janë: Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Arsenal./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat