Manchester United gjen zëvendësuesin e brazilianit

Futboll

Manchester United gjen zëvendësuesin e brazilianit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:55
Yousouf Fofana

Casemiro do të largohet në merkaton e verës nga Manchester United dhe për këtë gjë nga Anglia janë të bindur.

Manchester United e ka të qartë nevojën për të gjetur një zëvendësues të brazilianit dhe për këtë ka kthyer sytë nga Ligue 1.

Mefushori francez i Monaco, Yousouf Fofana është objektivi kryesor i “Djajve”. Lojtari francez ka përjetuar një rritje të dukshme që nga koha e tij në Strasburg përpara se të bashkohej me Monaco në janarin e vitit 2020 dhe tani shihet si një lojtar kyç në Monte Carlo.

Por për Fofana nuk është vetëm United interesuar.

Siç raportohet, PSG dhe Juventus janë gjithashtu të interesuar për të. Duke qënë një pikë e fortë për Monaco, drejtuesit e klubit nuk do të pranonin asnjë oferto nën 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat