Albina Rrahmani: Mungesa e fatit dhe e eksperiencës e penalizoi ekipin e Kosovës 

Futboll

Albina Rrahmani: Mungesa e fatit dhe e eksperiencës e penalizoi ekipin e Kosovës 

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:34
Kosova

Kosova U16 mposhtet me rezultat 2:0 në përballjen me Portugalinë, në kuadër të “UEFA Development Tournament U16” që po mbahet në Tiranë.

Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe Albina Rrahmani pohoi se mungesa e fatit dhe e eksperiencës e penalizoi ekipin e Kosovës:

“Portugalia është ekip me emër dhe me kualitet.

Ne e dimë që futbolli i vajzave atje është shumë më i zhvilluar se sa tek ne. Megjithatë, vajzat tona nuk u treguan inferiore por iu qasën lojës shumë mirë dhe me shumë seriozitet.

Luftuan shumë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur si staf i trajnereve.

Golat i morëm si mungesë përqendrimi.

Edhe ne kishim rastet tona, por na mungoi pak fat por gjithashtu edhe eksperienca.

E rëndësishme është që vajzat tona po rriten si futbolliste dhe po përmirësojnë lojën e tyre në çdo ndeshje, për çka shërben edhe ky turne. Mendoj se do ta kemi një gjeneratë të mirë që do të vazhdojë tek U17”, theksoi Rrahmani.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e zhvillon më 16 mars kundër Skocisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat