Tirana shpallet kampione

Futboll

Tirana shpallet kampione

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:47
Tirana

Tirana Futsal është shpallur kampione e Shqipërisë, tri javë përpara përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Futsallës.

Në javën e 9-të, bardheblutë barazuan në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 4-4 dhe kaq mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin kampion.

Ky ishte titulli i 12-të në histori për bardheblutë dhe i gjashti radhazi. Tirana renditet në vendin e parë me 22 pikë, 11 më shumë se Partizani dhe Vllaznia që ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, ndërsa Flamurtari mbyll tabelën me 4 pikë. Në sfidën tjetër të javës Vllaznia mposhti në fushën e saj Flamurtarin me rezultatin 5-3.

Në javën e dhjetë Tirana do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Vllaznia me Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat