Barça kërkon 100 milionë euro për fanellën

Futboll

Barça kërkon 100 milionë euro për fanellën

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:51
Baecelona

Një “gjignat” i tillë përballon edhe një borxh të tmerrshëm. Barcelona po tregon se përse është një nga klubet e futbollit më të famshëm të botës, ndërsa një kontratë e re sponsorizimi mund ta ndihmojë edhe më shumë.

Me borxhin që ka zbritur nga 1.2 miliardë euro në më pak se 600 milionë që prej tetorit të kaluar, presidenti Joan Laporta është në prag të vendimit për marrëveshjen për fanellën e sipas raportimeve më të fundit, Barça nuk do ta rinovojë akordin me kompaninë amerikane Nike, por do të nisë një bashkëpunim të ri, me kompaninë gjermane Puma.

Shifrat e reja janë të shkëlqyera. Puma ofron 120 milionë euro në sezon për prodhimin e fanellave dhe sponsorizimin, në krahasim me kontratën e Nike që është 85 milionë euro të sigurta dhe 20 milionë sipas klauzolave.

Për më tepër, gjermanët japin 100 milionë euro thjesht për pranimin që të firmoset kontrata, një sasi që i ndihmon shumë “Blaugranat”, të cilët ende kanë detyrime të shumta ndaj bankave.

Ndërkaq, kujtojmë se më herët Laporta po mendonte që klubi t’i prodhonte vetë fanelat, por ndoshta akordi me Puma do të ishte më fitimprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat