Liverpool bën çmendurinë, 4 gola për 14 minuta ndaj skuadrës së shqiptarit

Futboll

Liverpool bën çmendurinë, 4 gola për 14 minuta ndaj skuadrës së shqiptarit

Nga: K. G. Më: 14 mars 2024 Në ora: 21:24
Quansah e Clark festojnë

Sparta e Pragës gjatë do të kujtojë ndeshjen në “Anfield” ndaj Liverpoolit.

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:1 ndaj skuadrës çeke. 

Për 14 minuta shënuan katër herë, duke e tronditur skuadrën e futbollistit shqiptar, Qazim Laçi.

Gola i realizuan Nunez (7'), Clark (8'), Salah (10') e Gakpo (14' e 55’) e Szoboszlai *48’) .

Për mysafirët shënoi Birmançeviq (41’).

Duhet theksuar se sfidën e parë skuadra angleze e ka fituar në Pragë me 5:1 ndaj Spartës dhe me rezultat të përgjithshëm 11:2 është kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat