Pioli: Konkurrojmë për trofeun e Europa League

Futboll

Pioli: Konkurrojmë për trofeun e Europa League

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:02
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dha një intervistë për “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes së Europa League ndaj Slavia Prague, me kuqezinjtë që fituan 3-1. Pioli u shpreh shumë i lumtur që skuadra e tij ndodhet tashmë në fazën çerekfinale.

“Ne e shfrytëzuam superioritetin numerik më mirë se në ndeshjen e parë.

Nëse do të ishim 11 kundër 11, gjërat do ishin më të vështira. Ne jemi mirë, është një moment pozitiv, kemi 3 sulmues me kualitet. Ne e duam këtë trofe, jemi në garë për ta fituar.

Darkën me Ibrahimovic dhe Furlanin e vlerësova shumë.

Ata më dhanë një dhuratë për 100 fitoret me Milanin. Mendoj se niveli i futbollit italian në krahasim me ekipet e mëdha europiane është më i ulët. Kjo si pasojë e diferencave ekonomike.

Eliminimi i Interit nga Champions League ishte surprize”, është shprehur Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat