Një derbi të shtunën e një të dielën

Futboll

Një derbi të shtunën e një të dielën

Më: 15 mars 2024 Në ora: 20:49
Pamje nga një ndeshje

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të.

Të shtunën vëmendja do të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku përballen rivalët e moçëm, Trepça e Prishtina.

Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 20:00.

Skuadra prishtinase ka dhënë sinjale të forta ndaj Besa Famgasit në ndeshjen e kaluar dhe synon pikët në Mitrovicë.

Ndërkohë lojtarët e Trepçës do të bëjnë përpjekje maksimale për të mbajtur pikët dhe për të vazhduar kështu garën për pozitën e tretë në tabelë.

Aktualisht Trepça është e treta me 24 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e pesta me 18 pikë dhe po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina është ende në garë për plejof.

Në pozitën e katërt është Kastrioti me 24 pikë nga 19 ndeshje.

Të shtunën është edhe ndeshja Deçani – Rahoveci, që zhvillohet prej orës 19:00. Rahoveci është favorit i madh. Ka 20 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 40 pikë. Deçani është i gjashti me 6 pikë.

Të dielën është derbi tjetër i xhiros së 21-të. Kampionia Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Kastriotit, nga ora 19:00. Besa synon të vazhdojë me fitore, ndërsa me synime të mëdha rrugë merr edhe skuadra ferizajase. Besa Famgas është e dyta me 32 pikë.

Rivalitet pritet edhe në ndeshjen Vëllaznimi – Vushtrria, që po ashtu është të dielën nga ora 19:00.

Në Ligën e Parë është xhiroja e 11-të. Të shtunën janë ndeshjet: Ulpiana – Vjosa (19:00), Drenica – Prizreni (14:00), Llapi – Lepenci (16:00), Dukagjini – Drita (14:00). Të dielën është takimi Samadrexha – Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat