Ancelotti: Vinicius është serioz dhe inteligjent

Futboll

Ancelotti: Vinicius është serioz dhe inteligjent

Më: 16 mars 2024 Në ora: 21:03
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti foli me superlativa për skuadrën e tij pas fitores së fundit me Osasunën (4:2).

Fitorja e 200-të: “Shumë krenarë për të gjitha fitoret. Luajtëm mirë dhe ato janë tri pikë të rëndësishme.

Ne po shkojmë në pushimin e shkurtër të kampionatit më mirë se kurrë.”

Forma e Vinicius Junior: “Ai është një lojtar vendimtar, për gjithçka që kontribuon.

Mund të kishte shënuar më shumë gola. Është efektiv në gjithçka. Ka shumë presion, të cilin duhet ta kontrollojë pak më shumë.

Nuk i thashë ndonjë gjë të veçantë, vetëm se loja e tij ishte e jashtëzakonshme. Rivalët ishin korrektë, e goditën, por me sportivitet. Ai do të përmirësohet sepse është një djalë serioz, i përulur dhe inteligjent”.

Lunin: “Kemi zbuluar një portier që na jep besim. Do të shohim se si do të kthehen Courtois dhe Militao pas dy dëmtimeve shumë të rënda. Nuk jemi me nxitim.”

Brahim Diaz: “Ai mund të mbulojë shumë mirë disa pozicione. Lëvizshmëria e këtij sulmuesi na jep shumë gjëra dhe është e vështirë për rivalët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat