Fagu kërkon 3 pikët e para në Superiore

Futboll

Fagu kërkon 3 pikët e para në Superiore

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:20
Tirana

Tirana do të luajë ditën e sotme derbin përballë Dinamos, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” do të startojë në orën 17:00.

Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante dhe kjo jo vetëm për faktin që është derbi.

Skuadrat po “luftojnë” me njër-tjetrën për një vend në “Final Four” teksa janë me pikë të barabarta, me dinamovitët që kanë një ndeshje më pak.

Në krahun tjetër Tirana vjen kështu pas 7 ndeshjeve pa fitore në kampionat, gjë që ka sjellë edhe zbritjen deri në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit. Gjithashtu, trajneri Erbim Fagu kërkon 3 pikët e para në stolin e bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat