Kosova gati për Armeninë dhe Hungarinë

Futboll

Kosova gati për Armeninë dhe Hungarinë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:08
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje përgjatë grumbullimit të muajit mars.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore këtë muaj, ku fillimisht takohen me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë luajnë në Budapest përballë Hungarisë.

Që të dyja sfidat e muajit mars do t’i zhvilloj në udhëtim.

Sot në kampin nacional në Hajvali është mbajtur stërvitja e dytë nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.

Dardanët kanë stërvitur me përkushtim në apsketin tekniko-taktik, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për dy ndeshjet e radhës.

Për dallim që ditën e djeshme nuk ishin të gjithë futbollistët prezent, sot nuk ka munguar askush në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat