Mendon tërheqjen nga Superliga

Futboll

Mendon tërheqjen nga Superliga

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga dhuna

Fenerbahce mendon tërheqjen nga Superliga pas dhunës së tifozëve të Trabzonsporit!

Pas ngjarjes së shëmtuar dhe skandaloze në Superligën turke, ku tifozët e Trabzonit goditën lojtarët e Fenerbahçes, reagim të menjëhershëm pati nga e gjithë bota e futbollit.

Vetë klubi i Fenerbahçes po mendon dhe tërheqjen nga elita e futbollit turk nëse këto sjellje aspak sportive nuk dënohen nga institucionet përkatëse.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi bëri të ditur se do të mbahet një Asamble të Jashtëzakonshme në fillimin e muajit prill, ku do të diskutohen “veprimet që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen të skuadrës së futbollit nga Superliga, si rrjedhojë e ngjarjeve të turpshme që kanë ndodhur së fundmi në futbollin turk”, shkruhet mes të tjerash në këtë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat