Rikthimet e bujshme te Gjermania

Futboll

Rikthimet e bujshme te Gjermania

Më: 20 mars 2024 Në ora: 18:04
Kroos e Klose

Vendimi i Ton Kros për të djersitur për herë të fundit në një turne madhor ngjyrat e përfaqësues ka bërë që mediat gjermane të “gërmojnë” në akrkivat për të gjetur precedentët pararendës, të cilët kanë vepruar në një njëjtën trajt si mesfushori i Real Madridit:

FRIC VALTER – Gjermania Perëndimore ftoi titullin e parë në Botërorin e vitit 1954, por 2 vjet më vonë kapiteni Fric Valter i surprizojë të gjithë me vendimin për t’u larguar nga kombëtarja. Pas dy vjetësh, trajneri Zep Herberger e bindi Valterin të përfshihet në grupin e tyre përgjatë Kampionatit Botëror “Suedi 1958, ku ata përfunduan në gjysmëfinale.

HANS TILKOVSKI – Për shkak se Tilkovskit iu mohua vendi në formacionin fillestar të Kupës së Botës 1962, ish-portieri i Borusia Dortmund dha dorëheqjen nga Gjermani. Por tekniku Herberger e “hipnotizoi” të kthehej në 1964. Pas finales së Kupës së Botës 1966, të cilën Gjermania Perëndimore e humbi kundër Anglisë, Hans Tilkovski u lagua përfundimisht.

UVE SILER – Ikona e Hamburgut njoftoi dorëheqjen e tij nga përfaqësuesja në vitin 1968. Vetëm një vit më vonë, trajneri Helmut Shon riktheu goleadorin. Përgjatë Kupës së Botës 1970, Shon shënoi gol ikonik kundër Anglisë.

POL BREITNER – Mbrojtësi emblematik i “pancerave” Breitner përplasej vazhdimisht me Federatën Gjermane të Futbollit, aq sa në vitin 1975 ai dha dorëheqjen. Trajneri i atëhershëm Jup Derval e ktheu Pol Breitnerin gjashtë vjet më vonë.

RUDI FËLER – Kamapionati Europian i 1992 shërbeu si momenti i duhur që kapiteni Rudi Fëler të varte “këpucët në gozhdë” te përfaqësuesja. Por Botërori i 1994, periudhë kur Bert Vogts mbante “timonin” e gjermanëve i dha udhë ribashkimit me Fëlerin. Çuditërisht aventura e tyre “skadoi” karshi Bullgarisë, faza çerekfinale.

SHTEFAN EFENBEG –“Tigri” Efenberg për shkak të deklaratave të nxituar dhe kokfortësisë dha sinjale negative te Vogts, ky i fundit njoftoi me nota të ashpra se Efenberg nuk do grumbullohej me kurrë në kombëtare. Megjithatë “premtimi” nuk zgjati shumë, me Shtefanin që mbajti rol titullari në prapavijë.

LOTAR MATEUS – Kapiteni legjendarë i “pancerave” Mateus mori pushim të gjatë për shkak të lëndimit në 1995 dhe për këtë arsye humbi Kampionatin Evropian 1996. Në moshën 37-vjeçare, Lotar Mateus u grumbullua për herë të 5-të në Kupë Bote, teksa përfundoi me një dalje të befasishme në çerekfinale.

TONI KROS – Pas “Euro 2020”, Kros u tërhoq për t’i hapur rrugën brezit të ri. Tre vjet më vonë, trajneri i kombëtares Julian Nagelsman i dha sigurinë e titullarit dhe shpresën për ta mbyllur ciklin me Gjermaninë me titullin në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat