Fitorja e parë e Kosovës U19

Futboll

Fitorja e parë e Kosovës U19

Më: 20 mars 2024 Në ora: 18:49
Kosova

Kosova U19 e nisi me fitore rrugëtimin në fazën “Elite Round” për kualifikimin në Euro 2024.

Dardanët mposhtën 1-0 Austrinë.

Furkan Dursun humbi një penallti për miqtë në pjesën e parë, ndërkohë që goli i tri pikëve për Kosovën erdhi sapo nisi fraksioni i dytë.

Elvir Gashijan mori një top nga Erion Salihu, marshoi drejt portës kundërshtare dhe ndikoi që Jakob Scholler të realizonte autogol.

Avantazh që dardanët e vegjël e ruajtën deri në fund. Kosova U19 luan edhe dy takimet të tjera këtë muaj.

Në transferta kundër bashkëmoshatarëve të Spanjës (23) dhe Sllovenisë (26).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat