Katër shqiptarë titullarë e një zëvendësues, por nuk ia dolën me ukrainasit

Futboll

Katër shqiptarë titullarë e një zëvendësues, por nuk ia dolën me ukrainasit

Nga: K.G. Më: 20 mars 2024 Në ora: 20:13
Pamje nga ndeshja

Maqedonia U 19 sot ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Ukraina U19, në ndeshjen që u zhvillua në fushën e FFM-së në Shkup.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për kualifikueset Euro në grupin-7.  

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 45-të me anë të Krevsun.

Sapo kishte nisur pjesa e dytë, në minutën e 48-të, mysafirët thelluan fitoren në 0:2 me golin e Ponomarenkos.

Maqedonia mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 75-të, Meliqi është përjashtuar me karton të kuq.  

Meliqi, Alij, Kaba e Nazifi, u paraqitën titullarë dhe Nuhija zëvendësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat