Pique gati që të merr presidencën te Barcelona

Futboll

Pique gati që të merr presidencën te Barcelona

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:31
Gerard Pique

Gerard Pique është menduar të sfidojë për presidencën e Barcelonës në të ardhmen, dhe kjo është diçka që sigurisht i intereson legjendës së klubit, i cili aktualisht zotëron skuadrën e FC Andorra.

Duke folur për “Sky Sports”, Pike zbuloi se ai është i hapur për të marrë postin e presidentit të Barcelonës në të ardhmen, megjithëse nuk ka interes ta bëjë këtë së shpejti për shkak të angazhimeve të tij me Kings Ligën.

“Unë kam qenë një tifoz i Barcelonës që kur isha fëmijë, duke shkuar në “Kamp Nou” çdo të diel. Nëse mund të ndihmoj në ndonjë mënyrë, dua ta bëj. Është diçka që e ndjej brenda meje”, ka thënë fillimisht Pike.

“Nuk mendoj se tani është koha. Jam i fokusuar në Kings Ligën, jemi në një proces zgjerimi. Nuk e dini kurrë në të ardhmen, por mund të jetë një opsion. Nuk më pëlqen kurrë t’i mbyll dyert vetes.

Të jesh president i Barcelonës është një përgjegjësi e madhe, por mund të ketë një ndikim të madh në klub nëse vendos ta provoj në një moment. Në të ardhmen mund ta eksploroj këtë mundësi, por jo tani”, përfundoi ish-mbrojtësi.

Mundësia më e hershme që Pike do të kishte për të sfiduar për presidencën e Barcelonës është në vitin 2026, kur mandati i Zhoan Laporta do të përfundojë.

Ai me siguri do të ishte një figurë e njohur në mesin e anëtarëve ekzistues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat