Luan Abazi shënon për Maqedoninë U21

Futboll

Luan Abazi shënon për Maqedoninë U21

Nga: K. G. Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:40
Maqedonia e Veriut

Maqedonia U21 ka arritur të thyejë rezistencën e madhe të Gjibraltarit.

Maqedonia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjibraltarit.

Pasi që rrjetat mbeten të paprekura në pjesën e parë, pjesa e dytë hapi me gol.

Futbollisti Luan Abazi shënoi në minutën e 52-të.

Reshat Ramadani, Luan Abazi e Imran Fetai janë paraqitur nga minuta e parë. 

Ardian Çillafi është paraqitur në minutën e 89-të.

Fetai është ndëshkuar me karton të verdhë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme e Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Maqedonia zë vendin e pestë me 6 pikë e ka 3 më shumë se Gjibraltari në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat