Mesfushori francez: Kur vë veton Reali, s’ke zgjidhje tjetër

Futboll

Mesfushori francez: Kur vë veton Reali, s’ke zgjidhje tjetër

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:53
Aurélien Tchouameni,

Futbollisti i Real Madridit, Aurélien Tchouameni, ishte protagonist në konferencën e fundit për shtypin të ofruar nga skuadra franceze gjatë grumbullimit për miqësoret e marsit.

Ai u pyet për faktin se nuk mund të luajë në Lojërat Olimpike si pasojë e vetos së klubit të tij, Real Madridit: “Natyrisht, të luash në Lojërat Olimpike, në vendin tënd, është diçka e jashtëzakonshme.

Nuk është diçka që ndoshta mund ta përsërisim në jetën tonë, por Real Madridi është punëdhënësi ynë.

Që nga momenti që klubi vendosi veton, mendoj se nuk kemi shumë për të thënë. Dhe përveç kësaj, të gjithë e dinë se nuk është mirë të kundërshtosh punëdhënësin tënd në jetën e përditshme”.

Deklarata që tregojnë se francezi ka hequr dorë përfundimisht nga Opimpiada, pavarësisht dëshirës së tij:

“E vërteta është se do të kisha dashur ta shkoja. Kjo nuk do të jetë e mundur, por ne do të jemi tifozët e parë”.

Arsyeja e kësaj vetoje është se përiudha e zhvillimit të Lojërave Olimpike nuk përkon me datat e FIFA-s, kështu që klubet nuk janë të detyruara t’i lirojnë futbollistët e tyre të huaj për këtë event.

Diçka që ndodhi në Lojërat e Tokios, kur Rodrygo dhe Vinicius nuk morën pjesë në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat