​Laporta pyetet për Haaland: Neve nuk ka duhen transferime të mëdha

Futboll

​Laporta pyetet për Haaland: Neve nuk ka duhen transferime të mëdha

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:02
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në konferencën e fundit për media u pyet për mundësinë e transferimit të bomberit norvegjez, Erling Haaland.

Përgjigja e Laportas ishte se klubit të tij nuk i duhen emra të mëdhenj, të cilët mund ta prishin harmoninë e skuadrës.

“Neve nuk na duhen transferime të mëdha. Do të ketë lëvizje por unë nuk do të përfshihem në ato të mëdhatë, vetëm për lojtarë ekiporë”, tha Laporta.

“Prioriteti jonë është që t’i besojmë skuadrës që e kemi tani, ne nuk dëshirojmë të nënshkruajmë me lojtarë që mund të na e prishin harmoninë e klubit”, shtoi më tej presidenti i Barçës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat