Ish - menaxheri i Romës: Nëse e shesin, ta harrojnë se e kthejnë sërish!

Futboll

Ish - menaxheri i Romës: Nëse e shesin, ta harrojnë se e kthejnë sërish!

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:57
Paulo Dybala - majtas

E ardhmja e Paulo Dybalës te Roma është në pikëpyetje. Argjentinasit i skadon kontrata në vitin 2025 ndërsa ka edhe një klauzolë e cila e lejon të largohet për një shifër modeste drejt kampionateve të tjera prestigjioze të Europës.

Por, sipas ish-menaxherit të përgjithshëm të Romës, Tiago Pinto, klubi do të bënte një gabim të madh nëse e lejon një si Dybala të largohej.

“Nëse e shesin atëherë në Romë nuk do ta shohin më Dybalën, pasi ai nuk do të kthehej më kurrë.

Paulo është një djalosh i artë, lojtar dhe njeri i madh. E admiroja shumë si person dhe lojtar, pasi e njoha nga afër, e admiroj edhe më shumë.

Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. E shoh të lumtur në Romë, e do shumë qytetin. Edhe tifozët e duan shumë Dybalën”, u shpreh Pinto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat