Laporta nuk dorëzohet për Superligën

Futboll

Laporta nuk dorëzohet për Superligën

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:01
Laporta

Superliga do të realizohet dhe pritet të nisë në vitin 2025. Është kjo ajo çfarë deklaron presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Numri një i klubit katalanas, në një intervistë për Mundo Deportivo, theksoi se pavarësisht të gjithë zërave kundër, projekti i iniciuar pikërisht nga Barcelona, Real Madrid dhe Juventus duhet të zhvillohet me patjetër.

“Nëse do ta kishim nisur këtë projekt që në ditën e parë kur e publikuam, atëherë do të kishim fituar një thes me para. Unë besoj se Superliga do të jetë një kompeticion shumë interesant.

Pres që ta nisim në vitin 2025”, u shpreh Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat