Brazili fiton në Londër ndaj Anglisë! Një 17-vjeçar shokon anglezët 

Futboll

Brazili fiton në Londër ndaj Anglisë! Një 17-vjeçar shokon anglezët 

Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:54
Pamje nga ndeshja

Brazili ka shënuar fitore në “Wembey” të  Londër, me rezultat 1:0 ndaj Anglisë.

Atmosferë e bukur në ndeshjen miqësore që e vendosi një 17-vjeçar.

Në minutën e 12-të, rast i artë për Brazilin. Paqueta nis Vinicius Junior, i cili i shkëputet mbrojtjes angleze, por gjuan lehtë. Walker eviton golin.

Në minutën e 35-të, Brazili shumë afër golit, goditja e Lucas Paquetas ndalet nga shtylla!

Debutim ëndrrash për 17-vjeçarin Endrick. Sulmuesi i ardhshëm i Real Madrid, shënoi në minutën e 80-të për fitoren e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat