Deschamps kërkon kthesën ndaj Kilit

Futboll

Deschamps kërkon kthesën ndaj Kilit

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:29
Franca

Një gol i Florian Wirtz pas vetëm 7 sekondash lojë dhe një tjetër i Kai Havertz në fillim të pjesës së dytë, bënë që gjermania të triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Francës në Lyon, teksa kjo disfatë nuk është kapërdirë aspak nga tifozeria vendase.

Vërshëllimat ndaj “Gjelave” u dëgjuan që në fund të pjesës së parë, por kontestimet u bënë edhe më të forta pas vërshëllimës së trefishtë, me skuadrën e Deschamps që u kritikua ashpër për paraqitjen larg pritshmërive.

Vetë trajneri francez pranoi se skuadra bëri një nga ndeshjet më të dobëta të kohëve të fundit, teksa u shpreh se shpreson që kjo të shërbejë si një mësim për të reaguar siç duhet në Europianin që Gjermanisë.

“Tifozët kanë të drejtë, pasi nuk ishim në lartësinë e duhur. Bëmë një ndeshje të dobët dhe pa i hequr asnjë meritë Gjermanisë, do të ndalemi ta analizojmë mirë.

Lajmi i vetëm i mirë është që bëhej fjalë për një përballje miqësore dhe më mirë të gabojmë tani, sesa në Europian”, u shpreh Deschamps.

“Gjelat” do të rikthehen në fushë mbrëmjen e të martës, për t’u përballur me amerikano-latinët e Kilit në stadiumin “Velodrome” të Marseilles, aty ku do të kenë mundësi të bëjnë një autokritikë të shpejtë dhe të tregojnë se mbeten skuadra për t’u mundur edhe në këtë Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat