Cancelo sulmon Guardiolën: Është një gënjeshtar

Futboll

Cancelo sulmon Guardiolën: Është një gënjeshtar

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:32
Joao Cancelo dhe Pep Guardiola

Joao Cancelo, anësori i Barcelonës, që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren portugeze, në një intervistë për “A Bola”, duke kujtuar vitet e tij te Manchester City ka sulmuar ashpër Pep Guardiolën.

“Guardiola tha gënjeshtra, nuk është e vërtetë që isha një shok i keq skuadre. Mund të pyesni Ake ose Rico. Nuk kisha ndonjë kompleks superioriteti ndaj tyre. Mendoj se në përgjithësi, Manchester City ishte mosmirënjohës ndaj meje”, ka thënë Cancelo.

Së fundmi në një intervistë tjetër, ish-lojtari i Interit dhe Juventusit foli edhe për Cristiano Ronaldon, bashkëlojtarin e tij në kombëtare.

“Ai luftoi për 15 vjet me Messin për Topin e Artë, por kulmi i karrierës së një futbollisti është midis 25 dhe 32. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por kombëtarja nuk varet tërësisht prej tij, ne kemi shumë lojtarë të talentuar në ekip”, siguroi mbrojtësi 29-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat