Synohet edhe ish-portieri i Atalanta-s

Futboll

Synohet edhe ish-portieri i Atalanta-s

Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:00
Rui Patricio

Një risi e ish-kapitenin është porta, me Svilar që ka marrë “bekimin” e De Rossi-t dhe për më tepër ka arritur të tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij tejet pozitive.

E ardhmja e Rui Patricio duket se është e vulosur, ai nuk konsiderohet më titullar i Romës dhe do të jetë në merkato gjatë verës.

Në një situatë të tillë, Roma ka gati rinovimin për Svilar, me portierin që ka një kontratë aktuale deri në verën e vitit 2027 dhe me një pagë bruto 1.3 milionë euro, teksa do të ketë një zgjatje kohore, por edhe një përmirësim të pagës, gjë që pritet të ndodh përpara verës.

Por, te Roma po mendojnë edhe për alternativën e tij dhe drejtuesit po mendojnë për idenë Gollini.

Portieri aktualisht është i huazuar nga Atalanta te Napoli, me këta të fundit që mund ta blejnë atë për një shumë prej rreth 7 milionë euro (10% e transferimit do të shkojë më pas në Aston Villa).

Një mundësi me kosto të ulët që Roma po e mendon, për të pasur një lojtar që mund të integrohet menjëherë me dhomën e zhveshjes, duke qenë se ai njeh shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës me të cilët ka luajtur më parë te Italia U-21 dhe që mund t’i japë garanci teknike edhe për trajnerin De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat