Haaland, zëvendësuesi i Lewandowskit

Futboll

Haaland, zëvendësuesi i Lewandowskit

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:38
Erling Haaland

Barcelona kërkon norvegjezin në përfundim të kontratës së polakut më 2025-ën

Barcelona ëndërron Erling Haaland si zëvendësues të Robert Lewandowskit.

Kështu ka shkruar e përditshmja spanjolle “Lo Sport”, sipas së cilës një sanksion i mundshëm i Mançester Sitit dhe arkëtimet e ardhshme nga “Kamp Nou” i ri mund të favorizojnë marrjen e sulmuesit norvegjez më 2025.

Aktualisht Erling Haland është nën kontratë tek anglezët, ndërsa ka qenë edhe në orbitën e Real Madrid.

Mirëpo tanimë me ardhjen e Mbape dhe të Endrik duket se planet kanë ndryshuar.

Pa thënë që mund të jetë edhe në orbitën e sheikëve të Paris Sen Zhermen. Gjithsesi tashmë është fakt, Haland shihet si zëvendësuesi i Levandovskit tek Barcelona më 2025-ën,

Aktualisht Levandovski ka shënuar 13 gola për Barcelonën në La Liga këtë sezon, po kështu tre gola në Champions League, dy në Copa del Rey dhe dy në Superkupën e Spanjës.

Në total 20 gola në 38 ndeshje. E për momentin mbetet i duhuri për Barcelonën, të paktën deri më 2025-ën, atëherë kur i përfundon dhe kontrata. E pas tij...Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat