Dy super ndeshje sot në Superligë

Futboll

Dy super ndeshje sot në Superligë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot pas një pauze të shkurtër.

Java e 27-të nis sot (e shtunë) me dy përballje tejet interesante.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva e pret Dritën, në derbin e kësaj xhiroje.

Aktualisht, Drita gjendet në vendin e tretë me 50 pikë, dy më pak se lideri Ballkani,.

Në anën tjetër, Malisheva është një pozitë më poshtë me tri pikë më pak se “Intelektualët”.

Duel tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Prishtina e pret kampionin në fuqi dhe liderin aktual, Ballkanin.

Të dyja këto takime nisin me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat