“Mjeshtëri dhe nxënësi” – Ngjashmëritë mes Pep Guardiolës dhe Mikel Artetës

Futboll

“Mjeshtëri dhe nxënësi” – Ngjashmëritë mes Pep Guardiolës dhe Mikel Artetës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 09:51
Pep Guardiola dhe Mikel Arteta

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe ai i Arsenalit, Mikel Arteta, njihen qëmoti.

Marrëdhënia e spanjollëve filloi në vitin 1997 kur Arteta iu bashkua akademisë së Barcelonës – duke takuar idhullin e tij dhe kapitenin e Barçës, Guardiola. Koha e tyre si bashkëlojtarë ishte e shkurtër, por një miqësi ishte krijuar dhe vazhdoi kur Guardiola e bëri atë ndihmës të tij në Etihad Stadium në 2016.

Ndërsa ata përgatiten të takohen ballë për ballë kur skuadrat e tyre që ndjekin titullin takohen në Premier League të dielën, eksperti spanjoll i futbollit Guillem Balague shikon ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre.

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kanë shumë të përbashkëta.

Në fushë, skuadrat e tyre sulmojnë me tre qendërmbrojtës dhe dy mesfushorë qendrorë, ata sulmojnë kundërshtarët për të rikthyer topin kur e humbasin atë. Ata pëlqejnë të lëvizin topin me një ritëm të lartë.

Sjellja e tyre në stol është e ngjashme. Ata janë plot pasion dhe energji.

Ata të dy kanë një kapacitet të madh për të bindur lojtarët të bëjnë atë që u nevojitet.

Ata gjithashtu pëlqejnë të ndërhyjnë në atë që ndodh në fushë (me zëvendësime befasuese ose të shpejta, ndryshime taktikash) dhe në skuadër, pa frikë nga marrja e vendimeve të mëdha.

Të dy menaxherët duan të kenë kontrollin e gjithçkaje dhe nuk pranojnë humbjen.

Ata janë gjithashtu dy persona që dëshirojnë të mësojnë gjëra të reja. Guardiola, për shembull, ka marrë mësime nga shahu dhe volejbolli. Arteta ka studiuar taktikën ‘stop-start’ të futbollit amerikan, pasi futbolli po ecën në këtë mënyrë, ndër të tjera edhe për shkak të video-asistentëve të arbitrave.

Dhe gjithashtu nga NFL, Arteta ka studiuar se çfarë të bëjë me ata lojtarë që nuk janë afër topit dhe gjithashtu si t’i bëjë ata të ndihen të rëndësishëm. Ata e dinë që çdo detaj ka rëndësi.

Përfshirë para ndeshjeve. Arteta ka marrë nga mësime nga ragbi se gjuha e trupit ka rëndësi. Ai është i bindur se frikësimi i rivalit edhe para fillimit të lojës është i rëndësishëm. Ajo gjeneron siguri në ekipin tuaj dhe frikë në rival.

Por ata kanë gjëra që i ndajnë.

Arteta, i ndikuar më shumë nga një qëndrim i gjatë si lojtar në Premier League, i pëlqen të jetë më agresiv me topin. Arsenali tenton të gjejë sulmuesit dhe anësorët e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa Guardiola preferon të presë për të sulmuar nëse situata nuk është e qartë.

Ata janë në një moment tjetër të jetës. Arteta është më afër Guardiolës nga 10 vjet më parë, me pasionin e tij të tejmbushur dhe dëshirën për të qenë një menaxher i lartë. Guardiola tani është më reflektues, më i qetë.

Stërvitjet janë gjithashtu të ndryshme. Filozofia e tyre është e njëjtë, dhe Arteta ka marrë mësim shumë nga Guardiola, por tani ka një ndryshim të vogël.

Guardiola fokuson punën në lojë, në atë që mund të ndodhë dhe çfarë duhet të ndodhë, dhe kjo kërkon shumë korrigjime në çdo kohë – një nga arsyet kryesore për suksesin e tij. Arteta, ndoshta më i fokusuar në stërvitjen individuale sesa Guardiola, është gjithashtu shumë i madh në konkurrencë, në intensitet dhe preferon ta lërë stërvitjen të ecë, në vend që të bëjë shumë ndalesa për të korrigjuar lojtarët.

Ata kanë nevojë për të gjithë, por e tregojnë atë në mënyra të ndryshme. Guardiola pëlqen t’i marrë të gjithë në klub në një dhomë çdo tre muaj për t’u kujtuar atyre se çfarë është e rëndësishme. Arteta pëlqen të ketë edhe masazhues dhe fizioterapisë, të gjithë ata që janë të rëndësishëm për lojtarët, në stërvitje, kështu që ata studiojnë në terren se çfarë është e rëndësishme për futbollistët, si ndikon puna tek ata.

Ata janë mjeshtri dhe nxënësi. Dhe ndërsa Guardiola ka arritur të kontrollojë jashtëzakonisht atë që ndodh në fushë, Arteta është ende duke punuar për ta bërë ekipin e tij të dominojë të gjitha aspektet e lojës. Dhe ai do të kërkojë përgjigje brenda vetes dhe gjithashtu në ato mësime që mori duke qenë pranë Guardiolës.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat