Xavi: Nuk do toleroj më asnjë gënjeshtër, mjaft!

Futboll

Xavi: Nuk do toleroj më asnjë gënjeshtër, mjaft!

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:52
Xavi Hernandez

Ditët e fundit trajneri i Barcelona-s, Xavi Hernandez është përfolur në medie për faktin se ai “ka detyruar stafin e tij të vendosin telefonat në tavolinë për të kuptuar se nga rrjedhin informacionet”.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Xavi, i cili në konferencën e dhënë në prag të ndeshjes së javës së 30-të të La Liga-s ndaj Las Palmas deklaroi se nuk do të tolerojë më gënjeshtra.

“Nuk do të toleroj më gënjeshtra. Është koha të them mjaft, mjaft.

Kjo është diçka që nuk më ka ndodhur më parë. Nuk do të toleroj më njerëzit që gënjejnë apo që thonë se i sajoj gjërat”-theksoi Xavi.

Ndërkohë, nga Spanja bëhet me dije se trajneri i katalanasve ka denoncuar dy gazetarë për lajme të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat