Inter, lojtarët me parametra zero kushtojnë shumë

Futboll

Inter, lojtarët me parametra zero kushtojnë shumë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 13:00
Beppe Marotta

Beppe Marotta është një mjeshtër i vërtetë i marrëveshjeve të transfertave me parametra zero dhe vitet e fundit ai ka arritur të ndërtojë një Inter pothuajse të përsosur duke mos shpenzuar praktikisht asgjë.

Po, sepse për të marrë Cahlanoglun, Thuram, Mkhitaryan dhe lojtarët e ardhshëm si Taremi dhe Zielinskin, klubi ziklatër ka paguar disa komisione për agjentët dhe ndërmjetësit. Federata italiane e Futbollit ka publikuar të dhënat zyrtare të shpenzimeve dhe klubi zikaltër është i pari në Serie A.

Sipas të dhënave të publikuara, Inter ka shpenzuar gati 35 milionë euro (8 të paguara për përfaqësuesit e Thuramit) në komisione për agjentët dhe ndërmjetësit për përfundimin me sukses të negociatave të transferimit.

Një shifër, për Italinë, mjaft e lartë nëse marrim parasysh se Juventus është pas zikaltërve, por me një shpenzim më të ulët prej gati 15 milionë euro. Fiorentina, Roma dhe Milan plotësojnë tablonë e 5 skuadrave që u është dashur të paguajnë më shumë para për tarifat e transfertave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat