Ancelotti vajton mungesën e këtij lojtarit

Futboll

Ancelotti vajton mungesën e këtij lojtarit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:34
Ancelotti

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli në konferencën për shtyp. Aty analizoi edhe çfarë ndodhi me Vinicius. Braziliani, ditët e fundit kishte shfryrë ndjenjat e tij për fyerjet e shumta raciste që ka marrë: “Më falni, dua vetëm të luaj futboll dhe të bëj më të mirën për klubin tim, si dhe për familjen time.

Nuk do të doja kurrë t’i shihja zezakët të vuajnë. Megjithatë, nuk kam menduar kurrë të largohem nga Spanja, sepse do të ishte sikur t’iu jepja racistëve pikërisht atë që duan. Nuk do të largohem nga klubi më i mirë në botë, do të vazhdoj të jem i fortë, sepse presidenti Florentino Pérez dhe Real Madridi më japin mbështetjen e tyre”.

Trajneri italian u shpreh për këtë temë delikate: “Është një çështje shumë e rëndësishme për të dhe duhet ta marrim seriozisht. Sidoqoftë, sot nuk ka kuptim të vlerësojmë atë që thonë të tjerët për të, sa shumë i japin gojës.

Çfarë më shqetëson më shumë? Se Vinicius nuk do të jetë në gjendje të luajë nesër. Pra, ne po mendojmë për fushën”.

Nesër, merenguesit do të luajnë kundër Athletic Club, ndërsa Barcelona e vendit të dytë do të përballet me Las Palmas.

Ndërkohë, kalvari i Militaos më në fund ka përfunduar. Mbrojtësi i Real Madridit, në fakt, do të rikthehet në dispozicion për ndeshjen kundër Athletic, skuadrës ndaj së cilës u dëmtua tetë muaj më parë. Më 12 gusht 2023, në “San Mames”, qendërmbrojtësi këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë.

Nesër do të jetë sërish në dispozicion, siç e konfirmoi Ancelotti në konferencën për shtyp: “Militao rikthehet nesër, ky është lajmi më i rëndësishëm. Ai nuk është 100%, sepse i mungon të luajturit futboll, por e ka lënë pas dëmtimin. Ky është lajm i shkëlqyer për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat