​Federata Italiane nga sezoni i ri i njeh futbollistët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj

Futboll

​Federata Italiane nga sezoni i ri i njeh futbollistët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:47
Foto nga takimi

Përmes një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në mbledhjen e mbajtur më 28 mars të Komitetit Ekzekutiv ka marrë vendimin që lidhet me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.

Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Ky vendim, i cili është historik nga FIGC, do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të forta në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat